Teherani denoncon filmin Argo te Ben Affleck
Autoritetet iraniane kanë vendosur që të denoncojnë filmin me regji të Ben Aflek, Argo. Dhe për të bërë këtë kanë marrë avokatin e terroristit venezuelian Karlos Çakalli. Cështja do të bazohet në akuzat se filmi Argo sipas tyre nuk ka përfaqësuar në mënyrë besnike imazhin e Iranit. Janë të shumta mediat e shkruara amerikane dhe iraniane që kanë publikuar deklaratat e avokates Izabel Kutan Peri që po mendon se si të prezantojë denoncimin. Pasi ka fituar cmimin Oskar si filmi më i mirë në 24 shkurt, autoritetet iraniane e kanë cilësuar filmin e Ben Ahlek si Pro CIA-as dhe anti iranian. Filmi flet për historinë e një trupe false xhirimi që impenjohet në lirimin e 52 amerikanëve që mbaheshin peng në ambasadën amerikane në Teheran në vitin 1979.