E Shtunë, 31 Tetor 2026

SHBA, 5 viktima nga shpërthimi në centralin elektrik

Të paktën pesë persona kanë vdekur dhe dhjetëra të tjerë janë plagosur të dielën si pasojë e një shpërthimi të ndodhur si pasojë e rrjedhjes së gazit, në Middletoen, Connecticut të SHBA-së, gjatë ndërtimit të një centrali për prodhimin e energjisë elektrike. Lajmi është bërë i ditur nga burime policore. Ambulanca nga i gjithë rajoni dhe helikopterë u gjendën menjëherë në vendin e ngjarjes, në impiantin Kleen Energy Systems LLC. Sipas disa mediave amerikane, u raportua në fillim se të paktën 250 persona mund të ishin plagosur nga ky aksident, por ky informacion nuk është konfirmuar nga autoritetet. Ndërkaq personeli i shpëtimit dhe ekipi mjekësor raportuan për të paktën 100 të plagosur, katër prej të cilëve në gjendje kritike. Centrali 620 MW, ka si lëndë ushqyese të parë, gazin, dhe shpërthimi ka qenë aq i madh saqë në fillim menduan se bëhej fjalë për tërmet. Oficeri Kevin White i policisë së Middletown, tha se ka edhe më shumë të plagosur ndërsa mund të shtohet edhe numri i të vdekurve, por ende nuk ka një bilanc të saktë për këtë. Shpërthimi u konfirmua edhe nga drejtori i pergjithshem i impiantit, Gordon Holk. Dëshmitarët kanë raportuar për flakë dhe shtëllunga të zeza tymi që u vunë re qartë gjatë mëngjesit të qetë të së dielës. Tronditja e shpërthimit është ndjerë në një distancë të largët, prej disa mijëra miljesh. Middletown, është një qytet që shtrihet rreth 37 km në jug të Hartford.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›