SHBA-ja bllokohet nga moti i keq, dëbora arrin deri në 76 cm
Gjatë orëve të fundit edhe banorët e shteteve qëndrore dhe lindore të Atlantikut po përballen me një ngricë dhe stuhi, si pasojë e së cilës, kanë mbetur pa energji elektrike qindra mijëra njerëz dhe deri tani është njoftuar për dy të vdekur. Nga Nju Xhërsi deri në jug të Virxhinias, bora e dëndur dhe erërat e fuqishme kanë lënë mjaft shtëpi pa energji elektrike, dhe kanë shkaktuar rrëzim të pemëve. Bora që ka rënë për më shumë se 24 orë, po shoqërohet nga një i ftohtë i pazakontë, me temperatura të ulëta që ndërlikojnë përpjekjet e skuadrave të pastrimit të rrugëve. Në disa zona niveli i dëborës ka arritur në 76 cm.