E Shtunë, 31 Tetor 2026

SHBA 7 viktima ne atentatin ne kolegj

Shtatë persona mbetën të vrarë dhe disa të tjerë u plagosën gjatë të shtënave në një kolegj në Kaliforni, bëri të ditur policia lokale.

Zëdhënësja e policisë, Cynthia Perkins ka konfirmuar numrin e vdekjeve pas sulmit në Universitetin e Oikos në qytetin e Oakland.

Vetëm pak çaste më pas një i dyshuar u arrestua në një qendër tregtare në qytetin fqinj të Alamedas.

Universiteti i Oikos është një institucion privat fetar që ofron kurse në teologji, muzikë dhe infermieri.

Nga raportimet e para u dukën se ishin katër trupa të mbuluara me pëlhurë jashtë një prej ndërtesave të universitetit, raportoi “San Francisco Chronicle”.

Pamjet televizive treguan njerëz të plagosur duke dalë nga ndërtesat.

Johnna Uatson, nga policia e Oakland, tha: "Ne e dimë që ky është një kolegj Korean. Një person i armatosur hyri në kolegj dhe qëlloi disa herë".

Uatson shtoi: "Unë mund të konfirmoj se ne kemi ndaluar një person, i cili besojmë se është ndoshta përgjegjësi për këtë ngjarje".

Departamenti i Zjarrit të Oakland tha se njoftimi i parë për të shtënat mbërriti në 10:50 me orën lokale.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›