E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ekspozitë e grave artiste në Kuvendin e Kosovës

Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga, mori pjesë sot në hapjen e ekspozitës nga gratë deputete të Kuvendit të Republikës së Kosovës, që u mbajt në hollin e Kuvendit të Kosovës.

Me këtë rast, Presidentja Jahjaga mbajti një fjalë para të pranishmëve.

“Hapja e ekspozitës së veprave artistike të grave krijuese në hollin e Kuvendit të Republikës së Kosovës e ka simbolikën e vet, pasi Kuvendi është organi më i lartë përfaqësues ligjvënës i vendit dhe këtu respektohet plotësisht jo vetëm kuota e përfaqësimit të grave, por gratë janë subjekte të barabarta dhe japin kontribut shumë të rëndësishëm në punën e Kuvendit të Republikës së Kosovës, në seancat dhe komisionet parlamentare", tha presidentja Jahjaga me këtë rast.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›