E Shtunë, 31 Tetor 2026

SHBA, 8 të plagosur nga një shpërthim në një bazë të marinës

UASHINGTON- Tetë persona u plagosën, një prej tyre në gjendje të rëndë, nga një shpërthim në një bazë të Marinës Amerikane në Nju Xhersi (lindje), që shërbente si vend përqëndrim për anijet dhe depo municionesh, njoftoi marina amerikane.

"Mund të konfirmojmë se ka ndodhur një shpërthim. Shërbimet e ndërhyrjes së shpjet ndodhen në vendngjarje, po ashtu edhe ekipet zjarrfikëse", deklaroi togeri Greg Raelson, zëdhënës i Marinës.

"Një person është shtruar në spital për shkak të plagëve të rënda dhe shtatë të tjerë kanë marrë plagë të lehta", theksonte ai më tej.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›