E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ksamil, gjendet i vetëvarur në një pemë një 32-vjeçar

KSAMIL-Një person i moshës rreth 32 vjeç është gjetur i pajetë në Ksamil, policia dyshon për vetëvrasje.

Policia bëri të ditur se shtetasi Sazan Dollaj, u gjet i varur në një pemë. Nga kqyrja që iu bë trupit, paraprakisht dyshohet se bëhet fjalë për një vetëvarje. Mësohet se 32-vjeçari njihej si një person jo problematik. Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e shkakut që ka cuar Dollaj të ndërmerrte këtë vendim ekstrem.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›