E Diel, 1 Nëntor 2026

E zë korenti, 23-vjecari bie nga kati i dytë, vdes

DEVOLL-E zë korenti, humb jetën i riu. Ngjarja e rëndë u shënua sot në fshatin Gracë të Devollit ku 23-vjeçari, Julian Ocelli ishte duke punuar në katin e dytë të ndërtesës ku banonte familja e tij. Policia bën të ditur se në një moment gjatë punës, i riu ka rënë në kontakt me rrymën elektrike. Si pasoja rryma elektrike e ka hedhur nga kati i dytë të riun, gjë që i ka shkaktuar vdekjen e menjëhershme.
Policia vlerëson se ngjarja ka qenë aksidentale.

(d.b/BalkanWeb)
Lidhje te tjera Ksamil, gjendet i vetëvarur në një pemë një 32-vjeçar

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›