SHBA, 8 të vdekur nga zjarret
Dallas-Zjarret e shumtë në jug të Shteteve të Bashkuara të Amerikës u kanë marrë jetën të paktën tetë persona dhe disa të tjerë kanë mbetur të plaguar. Qindra shtëpi janë shkrumbuar nga zjarret në zonat e Dallasit, të cilët janë përfshirë edhe nga tornado. Autoritetet kanë bërë të ditur se dy qyteza në pjesën veriore të Dallasit janë djegur plotësisht.
Nga janari i këtij vit, të paktën 160 shtëpi dhe rreth 97 mijë hektarë pyje janë shkatërruar nga zjarret që kanë përfshirë Teksasin , i cili është goditur nga thatësira. Guvernatori i këtij shteti federal ka shpallur gjendje të jashtëzakonshme në 199 rrethe.