Koalicion PD-PS i pamundur
Tiranë - ryeministri Sali Berisha përjashtoi çdo mundësi për një koalicion paszgjedhor me Partinë Socialiste. Mbrëmë në emisionin “Opinion” të gazetarit Blendi Fevziu, kreu i mazhorancës deklaroi se nuk do të ketë një koalicion bashkëqeverisjes me PS-së pas zgjedhjeve. Ai e mohoi kategorikisht një mundësi të tillë duke e cilësuar si të pamundur, madje e cilësoi si “njësoj si të kërkosh eskimezë në shkretëtirë”.
Pyetjes se nëse në rast se dy partitë kryesore pas zgjedhjeve nuk mund të formonin të vetme një qeveri dhe mund të nevojitej një koalicion midis PD-PS për të mos patur zgjedhje të reja, Berisha e mohoi sërish një mundësi të tillë koalicioni duke u shprehur se do të jenë shqiptarët ata që do të përcaktojnë në zgjedhjet e 28 qershorit për zgjedhje të reja apo për fitore të thellë.