SHBA 9 viktima nga moti i keq

Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë përfshirë nga reshjet e dendura të dëborës. Në nju Jork trashësia ka arritur në 29 centimetra.
Me qindra automjete janë bllokuar në autostradë, me mijëra fluturim janë anulluar, trenat kanë ndaluar dhe shkollat janë mbyllur.
Por më e rëndë paraqitet situata në veri të vendit, ku era dhe reshjet e dëborës kanë paralizuar Konektikat dhe Masacusets. Në konektikat është shënuar dhe një rekord për trashësinë e dëborës më shumë se 70 centimetra.
Numri i viktimave deri tani ka arritur në 9, pesë nga viktimat janë regjistruar në Konektikat, dy në Kanada dhe një në Nju Jork.
650 mijë persona janë pa energji elektrike sidomos në Masacusets.
Por në qytete të tjera alarmi për motin e keq ëshët hequr sidomos në lindje dhe aeroportet e Boston dhe Konektikat duhet të rifillojnë fluturimet gjatë ditës.
Metereologët parashikojnë se do të jenë Kolorado dhe Minesota që do të goditen nga stuhitë e dëborë. Ndërsa në Dakotën e Jugut mendohet se do të ketë më shumë vështirësi.
Por ka pasur dhe nga ata që janë ndihmuar nga dëbora pasi në rezortet e skive në Nju Hempshajër dhe Vermont ka pasur një mbipopullim turistësh dhe çmimet e prenotimeve kanë qenë vërtet të larta.