E Shtunë, 31 Tetor 2026

Irani festime per 34 vjetorin e revolucionit islamik

Presidenti iranian Mahmud Ahmadinexhad iu është drejtuar dhjetëra mijëra mbështetësve të tij në Teheran me rastin e 34 vjetorit të revolucionit islamik në vend.
Televizioni shtetëror ka treguar pamje të mijëra qytetarëve që janë mbledhur për të festuar në qytete të ndryshme të vendit. Ahmadinexhad ka këmbëngulur gjatë fjalimit se vendi i tij nuk do të negociojë për programin bërthamosr, por që ishte i gatshëm të fliste me armiqtë nëse ata nuk kërcënonin më.

Por ai u tregua më i butë se ajatollahu Ali Kamenei i cili kishte refuzuar çdo marrëveshje me Shtetet e Bashkuara të Amerikës për programin bërthamor. Por gjithsesi Ahmadinexhad nuk ka të drejtë për të autorizuar negociatat për programin bërthamor e drejtë që i takon vetëm Kameneit.
Festimet do të vazhdojnë 10 ditë për të kujtuar revolucionin e vitit 1979 që rrëzoi nga pushteti Sha-un që mbështetej nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›