E Shtunë, 31 Tetor 2026

Situata e tensionuar ne Egjipt impakt negativ ne turizem

Gjendja e vazhdueshme e tensionuar politike në Egjipt, ka dhënë impaktin e saj edhe në sektorin e turizmit të vend. Demostruesit kanë vazhduar protestat e tyre anti qeveritare, kundër presidentit Morsi dhe partisë së tij të Vëllazërisë myslimane. Gati dy vjet pas rrëzimit nga posti të ish presidentit Mubarak, gjendja mbetet ende e tensionuar. Disa nga protestuesit kanë kërkuar dorëheqjen e qeverisë që sipas tyre është e pakualifikuar si dhe të ministrit të brendshëm e prokurorit të përgjithshëm. Çdo gjë ka nisur pas miratimit të kushtetutës të propozuar nga vetë presidenti Morsi. 
Në Kajro protestuesit janë përpjekur të heqin gardhin e vendosur para pallatit presidencial, ndërsa të tjerë kanë hedhur gurë. 
Gjithsesi turizmi ka vuajtur shumë pasojat e kësaj situate në Kajro. 
Turizmi është një nga burimet kryesore të të ardhurave nga jashtë për Egjiptin dhe njëkohësisht siguron 1 të tetën e vendeve të punës

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›