SHBA, 9 vjeç, por gjeni e web-it
Të kesh një biznes në web në moshën 9-vjeçare? Duket si një gjë e pamundur, por jo për Maggie Huang, që jeton në Alabama të SHBA-së. Vajza e vogël ka krijuar një site, SmartMaggie.com, ku jep këshilla për programet e Microsoft. Në këtë site, vajza e vogël jep këshilla për ata persona që duan të hapin site online apo duan që të zgjidhin probleme matematike. Nuk e di se çfarë do të bëj në të ardhmen, por e sigurtë është që do të vazhdoj të merrem me kompjutera dhe matematikë, ka thënë 9-vjeçarja.