E Shtunë, 31 Tetor 2026

SHBA, Arvizu: Sekuestroni pasuritë e ardhura nga krimi

Ambasadori i SHBA-së Aleksandër Arvizu i bëri thirrje Prokurorisë të bëjnë çdo përpjekje për të sekuestruar përfitimet e ardhura nga krimi dhe korrupsioni.

“Kriminelët nuk duhet të lejohen të përfitojnë nga krimet. Sekuestrimi i fitimeve ndihmon në parandalimin e financimeve të aktivitete me të ardhura të paligjshme.”- tha ambasadori i SHBA-së Arvizu në fjalën e tij të mbajtur gjatë nënshkrimit të memorandumit të Bashkëpunimit për Agjencinë për Administrimin e Pasurive te Sekuestruara dhe Konfiskuara .

Në ceremoninë që po zhvillohet paraditen e sotme në Hotel Tirana marrin pjesë dhe ministri i Financave Ridvan Bode, kryeprokurori Adriatik Llalla.

vijon

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›