Durrës, Shaban Norja del sotnë gjyq, vrau Ajshe Vatën
DURRES- Tre muaj pas vrasjes makabre të 18- vjeçares Ajshe Vata në fshatin Xhafzotaj të Durrësit, sot në Gjykatën e Shkallës së Parë të këtij rrethi nis procesi gjyqësor ndaj Shaban Norja. 80- vjeçari akuzohet se më 11 tetor 2012 vrau dhe më pas i preu kokën me sëpatë Ajshe Vatës, e cila ishte 3- muajshe shtatzënë.
Burime zyrtare nga Prokuroria e Durrësit deklaruan se Norja rrezikon nga 15 vjet deri në burgim të përjetshëm. Dosja në Gjykatë mban numrin 924 dhe përbëhet nga tre fashikuj me 1026 faqe.
Relatore e çështjes është Shpëtime Pitaku, ndërsa trupi gjykues do të kryesohet nga Ervin Metalla, i cili është dhe kryetar i Gjykatës së Shkallës së Parë të Durrësit. Mes provave të shumta të grumbulluara nga prokuroria e Durrësit janë dhe tabulatet e dy numrave celularë Vodafone Club, me të cilët komunikonin 80-vjeçari Shaban Norja dhe 18-vjeçarja Aishe Vata.
Nga të dhënat në dosje rezulton se gjatë periudhës shtator-tetor të vitit 2012 ka një numër shumë të madh thirrjesh telefonike mes viktimës dhe vrasësit, të cilat zgjasin nga 2 minuta deri në 35 minuta.
Trupi i dekapituar i Ajshe Vatës u gjet 500 metra larg banesës së saj në Xhafzotaj të Durrësit, ndërkohë që 80 vjeçari u arrestua një ditë më pas. Ai pranoi krimin dhe deklaroi se e kishte kryer pasi 18 vjeçarja nuk pranoi të abortonte fëmijën që kishte në bark.
Redaksia online
(sg/shqiptarja.com)