E Shtunë, 31 Tetor 2026

SHBA-BE Zgjedhjetme rendesi perKosoven

PRISHTINE- Washingtoni zyrtar konsideron se mbajtja dhe menaxhimi i zgjedhjeve kete te diele ne Kosove jane te nje rendesie te vecante.

Nese ato do te shihen si te lira te drejta dhe paqesore atehere Kosova do te beje nje hap gjigant me perpara drejt legjitimitetit nderkombetar ka vleresuar sekretarja amerikane e shtetit Hillary Clinton. Nderkaq ndihmesi i saj Philip Gordon ka thene se Kosova eshte shembull se sa mund te arrihet per nje kohe te shkurter progres i jashtezakonshem ne forcimin e demokracise.

Edhe per Bashkimin Europian zhvillimi i zgjedhje te lire dhe te ndershme perben nje rendesi te vecante. Komisioneri i zgjerimit te BE-se Stefan Fule ka shprehur bindjen se zgjedhjet e se dieles ne Kosove do te jene te lira dhe ne kete menyre do te rrisin kredibilitetin demokratik te Kosoves.
Ai tha se shpreson se te gjithe njerezit qe jetojne ne Kosove perfshire edhe serbet do te shfrytezojne kete te drejte dhe te marrin pjese ne zgjedhje shkruan gazeta Koha Ditore.

Por Doris Pack nga Parlamenti Evropian ka kritikuar Serbine per thirrjet qe ka bere ndaj serbeve te Kosoves qe te mos dalin ne keto zgjedhje.
Serbet e Kosoves duhen te lihen te qete dhe te dalin ne zgjedhjet e Kosoves per te vendosur vete per fatin e tyre e jo ti mesoje Beogradi se cfare te bejne ka thene Pack.

e.n/news24/BalkanWeb

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›