E Diel, 1 Nëntor 2026

Kpashticë, vijon fluksi i emigrantëve që kthehen në shtetin grek

Vijon fluksi i emigrantëve të cilët kthehen drejt shtetit grek, pasi kanë festuar Pashkën ortodokse në atdhe.
 

Mësohet se gjatë ditës së sotme ka pasur edhe radhë të automjeteve të cilat presin të kalojnë në shtetin helen.
 

Nga të dhënat më të fundit mësohet se në 24 orët e fundit kanë hyrë nga kjo pikë kufitare 2156 shtetas shqiptarë me 499 automjete, ndërkohë që kanë dalë 5820 persona me 1532 automjete.
 

Mësohet se pala shqiptare është duke punuar me 5 sportele për evitimin e radhëve, ndërkohë që ajo greke me vetëm 4 të tilla.
 

Emigrantët shqiptarë prej dy ditësh vijojnë kthimin në vendin e tyre të punës pas festimeve të Pashkës ortodokse pranë familjeve të tyre në Shqipëri.
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›