SHBA, Cuomo: AIG-ja, do të kthejë bonuset

Ekzekutivët e International America Group ose Grupit Ndërkombëtar amerikan kanë filluar kthimin e shpërblimeve te tyre te marra në formën e bonuseve. Lajmi është bërë i ditur nga prokurori i përgjithshëm i New Jorkut Andrew Cuomo. Në një konferencë për shtyp të mbajtur te hënën, Cuomo tha se nga 20 drejtuesit më të lartë të cilët morën shpërblime më të medha, 15 i kanë kthyer bonuset te plota. Sipas tij shuma e kthyer deri tani, është rreth 50 milion $. Sipas Cuomo, hetimi i shpërndarjes së parave të marra në formën shpërblimi nga kompania e sigurimeve AIG, vazhdon ende. "Unë po përpiqem të rimbledh te gjitha paratë, pasi besoj se kjo është ajo që meriton populli amerikan," tha Cuomo.
"Unë shpresoj se kthimi i një pjese te parave nga nje pjese e punonjësve te kompanise, do te shërbeje si shembulli mire per kolegët e tjere që duhet të kthejne gjithashtu shumat e mara- vijoi me tej Cuomo. Dhënia e këtyre bonuseve, shkaktoi zemërim të madh në Shtetet e Bashkuara në një kohë kur ky vend eshte goditur nga kriza ekonomike. Ato u dhane nga kompania AIG e cila mori nga qeveria amerikane rreth 170 miliardë dollarë për ti shpëtuar falimentimit. Në konferencen për shtyp, kuomo shtoi se nga shuma prej 160 milionë dollarë e dhene si shpërblim për ekzekutivët e kompanise, te paktën 80 milionë do te kthehen pa diskutim. Pjesa tjeter -tha kuomo- do te jete e vështire te mblidhet, pasi shuma e parave eshte dhene për shtetas që nuk jetojnë në amerike dhe një gje e tille eshte jashte juridiksionit te autoritetebve amerikane. Lajmi per dhenien e ketyre shperblimeve provokoi indinjim te thelle tek amerikanet, te cilet thane se ato janë siguruar nga fondet e taksapaguesve dhe kjo smund te sherbeje per te krijuar nje situate luksi per nje pjese te caktuar te popullsise. Gjigandi I sigurimit AIG saktësisht do të duhet të rikthejë në departamentin e Thesarit 165 milion dollarë që ka dhënë në formën e shpërblimeve për ekzekutivët e saj