E Shtunë, 31 Tetor 2026

MTKRS, shqyrton projektligjin " Për artizanalin"

U zhvillua në MTKRS takimi i përbashkët i përfaqësuesve të MTKRS, MEE, Shoqatës së dhomave të tregëtisë dhe përfaqësisë nga kryeministria. Ky takim konsiston në dikutime të posaçme në lidhje me projektligjin "Për artizanalin". Kështu përfaqësues të gjithë instancave përgjegjëse u blodhën së bashku për të shqyrtuar pikat e përbashkëta të reflektimit, në funksion të plotë të një ligji të saktë. Projektligji pasqyron në mënyrë të detajuar përfitimet e popullatës, të cilat janë direkt të përfshira në kulturën e aretizanit. Kështu saktësohen në të ndarja e punimeve me dorë dhe ruajtja e e tyre. Nga ana tjetër ndahen të gjithë ata idividë, të cilët pretendojnë se bëjnë një gjë të këtillë, por thjeshtë janë prehë e plagjaturës. Kështu grupet e interesit do të përfitojnë drejtëpërsëdrejti nga ku ligj. Kjo është një nevojshmëri që lind si detyrë e ruajtjes së trashgimnisë kulturore dhe e vlerave të tabanit popullor shqiptar.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›