E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

SHBA/ DEA sekuestron mbi 379 milionë doza Fentanyl, mjaftueshëm për të vrarë popullsinë amerikanë

Fentanyl është fajësuar për më shumë se 107,000 vdekje nga mbidoza në SHBA. Autoritetet amerikane kapën më shumë fentanyl në vitin 2022 sesa do të nevojitej për të vrarë të gjithë popullsinë amerikane, ka njoftuar Agjencia Federale e Zbatimit të Drogës (DEA), duke nënvizuar rrezikun vdekjeprurës të disponueshmërisë së gjerë të opioidit sintetik.

DEA deklaron se gjatë këtij viti u sekuestruan 50.6 milionë pilula të falsifikuara që përmbajnë fentanil dhe 4.5 milionë tonë pluhur fentanili,  sasi që korrespondon me më shumë se 379 milionë doza potencialisht vdekjeprurëse.

Po sipas DEA, fentaniyl, e cila përbënte vetëm një pjesë të vogël të vdekjeve nga mbidoza dhjetë vjet më parë, është bërë sot “kërcënimi më vdekjeprurës i drogës” në vend. Opioid artificial shumë i varur dhe 50 herë më i fortë se heroina. Vetëm dy miligramë fentanyl, një sasi e vogël që mund të vendoset në fund të një lapsi, konsiderohet një dozë potencialisht vdekjeprurëse .

Për shkak se është i lirë dhe i lehtë për t’u prodhuar, fentanyl ka zëvendësuar opioidet me recetë, si dhe heroinën në tregun e drogës. Sipas DEA, trafikantët kryesorë të fentanyl në SHBA janë kartelet meksikan Sinaloa dhe New Generation Jalisco.

Fentanyl që ata trafikojnë prodhohet në Meksikë , me kimikate që u ofrohen kryesisht atyre nga Kina, theksoi Agjencia Federale e Zbatimit të drogës .Një pjesë e tyre trafikohet në formën e kopjeve të barnave me recetë të zakonshme, si Percocet, OxyContin dhe Xanax. Rreth 60% e pilulave të rreme të fentanyl të testuara nga DEA përmbanin një sasi potencialisht vdekjeprurëse të opioidit sintetik.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›