E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

SHBA jep 1.8 miliardë dollarë ndihmë, duke përfshirë edhe bateri Patriot në Ukrainë

SHBA do të dërgojë 1.8 miliardë dollarë ndihmë ushtarake në Ukrainë në një paketë masive që do të përfshijë për herë të parë një bateri raketash Patriot (sistemi më i avancuar i raketave tokë-ajër) dhe bomba të drejtuara me saktësi për avionët e tyre luftarakë,

Ndihma sinjalizon një zgjerim nga SHBA në llojet e armatimit të avancuar që do të dërgojë në Ukrainë për të forcuar mbrojtjen ajrore të vendit kundër asaj që ka qenë një breshëri në rritje e sulmeve raketore ruse.

Paketa, do të përfshijë rreth 1 miliard dollarë armë nga stoqet e Pentagonit dhe 800 milionë dollarë të tjerë financim përmes Iniciativës së Ndihmës për Sigurinë e Ukrainës, e cila financon armë, municione, trajnime dhe ndihmë të tjera, thanë zyrtarët.

Zelenskyy dhe zyrtarë të tjerë të Ukrainës u kanë bërë presion liderëve perëndimorë që të ofrojnë armë më të avancuara, përfshirë Patriotët, për të ndihmuar vendin e tyre në luftën e tij me Rusinë. 

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky ka planifikuar të vizitojë këtë të mërkurë Uashingtonin dhe të takohet me presidentin amerikan Joe Biden.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›