E Diel, 1 Nëntor 2026

SHBA: Demokratët në Kongres takohen me ekspertë të ekonomisë për një "paketë të rimëkëmbjes"

Shumica demokrate në Kongresin amerikan u takua dje me ekspertë të ekonomisë, për të disktutuar për një paketë të re mbi hapat që duhen ndërmarrë për ta ndihmuar ekonominë amerikane. Pakica  republikane në Kongres thonë se janë dakord me nevojën për një ligj të ri për ta ndihmuar ekonominë, por i cilësojnë propozimet e demokratëve si të pamjaftueshme.       

Wall Striti përjetoi një rritje dramatike pas rënies së ndjeshme të javës së kaluar. Demokratët e kishin bërë të qartë se synojnë të marrin hapa të tjerë për t'i ndihmuar amerikanët e goditur nga humbjet e kohëve të fundit në tregjet financiare dhe se për reformimin e tregjeve financiare.

         Kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve, Nensi Pelloszidhe demokratë të tjerë të rëndësishëm u takuan me dyer të mbyllura me një grup ekspertësh të ekonomisë dhe pas takimit, zonja Pellozi përmblodhi disa nga pikat që do të përfshijë paketa e stimujve për ekonominë. 

"Paketa e rimëkëmbjes do të ketë disa nga fushat që kemi patur më parë, për infrastrukutrën, shërbimin shëndetësor, fonde për shtetet e veçanta për shëndetësinë, fëmijët dhe të moshuarit, letra me vlerë për të blerë ushqime dhe sigurime për papunësinë në këtë periudhë me papunësi të madhe. ", -tha ajo.

Zonja Pelosi nuk u prononcua kur e pyetën për vlerën e kësaj ndihme, duke thënë se seancat me pyetje-përgjigje do ta sqarojnë atë më tej, para dhe pas zgjedhje të 4 nëntorit.

Xhozef  Stiglic, fitues i Nobelit për ekonominë në vitin 2001, tha se mes ekonomistëve pati "marrëveshje për t'u shënuar”. Ata  u takuan me ligjvënësit për të diskutuar mbi nevojën e programit të rëndësishëm rimëkëmbjes ekonomike të vendit.:

"...Jo vetëm bazuar mbi manovra të përkohëshme ekonomike, jo vetëm duke u dhënë para tregjeve financiare, por duke u dhënë para direkt familjeve, për të përmbushur nevojat e infrastrukturës dhe një numër sfidash me të cilat përballet sot shoqëria jonë."

Arthur Livit, i cili ka qenë Drejtor i Komisionit të Sigurimeve dhe Shkëmbimeve  nga viti 1993 deri në vitin 2001,  e mbështeti me forcë planin e demokratëve për rishikimin e tregjeve fianciare dhe reformat rregullatore, kur të mblidhet vitin e ardhshëm Kongresi i ri:

"Ne gjendemi sot në këtë situatë ekonomike jo për atë që ka ndodhur gjatë vitit të fundit, por për shkak të atyre që kanë ndodhur ndoshta gjatë dy dekadave të fundit. Tani na jepet rasti ta ndryshojmë gjendjen dhe sot u mblodhën pikërisht për të marrë një vendim se si do t'ua rikthejmë besimin investitorëve", - tha.

Allen Sinai, eknomist i njohur dhe konsulent i disa administratave amerikane, tha se nuk ka më asnjë dyshim, se ekonomia amerikane ka hyrë në recesion.

Ligjvënësi demokrat i Masaçusetsit, Barni Frank, i cili kryeson Komisionin e Financave të Kongresit, diskutoi për atë që demokratët e quajnë "nismë e rimëkëmbjes".

"Vitin e ardhshëm ne do do të miratojmë  rregullatorë të rëndësishëm për kreditë që japin bankat, të cilat kanë qenë të pakontrolluara me ndërgjegje gjatë viteve të fundit dhe do të vendosim disa instrumenete rregullatorë, që ato të mos dalin më jashtë kontrollit."

Në një letër drejtuar Kryetares së Dhomës së Përfaqësuesve, Nensi Pelosi, udhëheqësi i republikanëve në Kongres, Xhon Bohner theksoi se asgjë që dihet deri më tani nga plani i demokratëve nuk do t'i sjellë stabilitet afatgjatë ekonomisë amerikane.//lk


ITEM  # VOA-TV VIDEO CUT SHEET

                                                                               

DATE:                            SHOW:  DITARI

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›