Guvernatori Fullani për krizën globale dhe ndikimin e saj në Shqipëri
Fundjava që lamë pas ishte e ngarkuar për drejtuesit e
vendeve të fuqishme ekonomike, të angazhuar tashmë për një program të
bashkërenduar veprimesh për krizën financiare globale. Marrëveshja e arritur
mes zyrtarëve të Grupit të Shtatëshes synon rritjen e besimit të njerëzve të
shqetësuar për situatën në të cilën ndodhen tregjet financiare në mbarë botën. Udhëheqësit
e vendeve të Eurozonës bënë ndërkaq publike masat për të
mbrojtur institucionet financiare dhe për të garantuar dhënien e huave
ndërbankare. Për të diskutuar për rreziqet e kësaj krize në Shqipëri,
Zëri i Amerikës zhvilloi një intervistë me guverantorin e Bankës
Qëndrore, zotin Ardian Fullani, i cili
morri pjesë në takimin vjetor të Fondit Monetar Ndërkombëtar.