E Shtunë, 31 Tetor 2026

SHBA Dhjetra te vdekur nga ciklonet ne shtetet jugore

Presidenti Barak Obama ka ne plan te shkoje neser ne shtetin jugor te Alabames ku me shume se 160 persona u vrane nga stuhi dhe ciklone te fuqishme. Shtepia e Bardhe tha se zoti Obama do te takohet me guvernatorin e Alabames Robert Bentley zyrtare lokal dhe shteteror si dhe me familjet e prekura nga stuhite. Zyrtaret thone se stuhite e fuqishme kane shkaktuar vdekjen e me shume se 200 personave ne kater shtete jugore amerikane. Presidenti Obama ka shpallur gjendjen e jashtezakonshme per shtetin Alabama dhe ka autorizuar ndihme federale.

Me rende eshte goditur Alabama ku dje gjeten vdekjen 128 veta.

Nje nga zonat me te goditura ishte qyteti Tuskaluza ne te cilin jetojne 83 mije banore dhe ku ndodhet edhe Universiteti i Alabames. Kryebashkiaku i qytetit tha se shume persona gjeten vdekjen dhe sherbimi i emergjences duke perfshire edhe ate policor u shkaterruan.

Zyrtraet e nje spitali ne kete qytet thane se ne emergjence kishin pritur te pakten 100 persona.

Nje ciklon i madh i regjistruar nga kamera televizive kaloi mbreme mespermes qytetit duke e rrafshuar ate.

Qyteti u zhyt ne erresire dhe shume rruge ishin te pakalueshme. Shenjat e trafikut u rrezuan dhe mbeturinat mbushnin rruget dhe trotuaret.

Iken dritat dhe ndertesa filloi te lekundet nje pjese e catise fluturoi dhe era ishte aq e forte saqe mori me vete mallrat nga raftet tregon Majk Hanisat menaxheri i dyqanit.

Stuhite sollen shkaterime te permasave te ndryshme nga Teksasi ne Nju Jork ku dhjetra rruge u permbyten nga uji.

Presidenti Obama ka miratuar ndihme federale per Alabamen ku jane mobilizuar rreth 1 mije e 400 ushtare te gardes kombetare.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›