Kate-William gjithcka gati per diten e madhe

Gjithçka është gati për ceremoninë e martesës mbretërore në Britaninë e Madhe. Londra është përfshirë nga emocionet e orëve të fundit. Jo vetëm princi William dhe e fejuara e tij, Kate po kryejnë përgatitjet e fundit.
Janë bërë provat e përgjithshme të paradës ushtarake, janë mbyllur e blinduar rrugët përreth Buckingham Palace e përgjatë rrugës ku çifti mbretëror do të ecë më këmbë nga kisha në Westminster. Sot, provat e përgjithshme mbyllen dhe për ceremoninë në kishë e transmetimin televiziv, por dhe karrocat që do të transportojnë të ftuarit së bashku me kavalerinë.
Nëpër rrugë fansat e çiftit të ri mbretëror kanë ngritur kampet dhe aty janë dhe furgonët televizivë e ekipet e gazetarëve të mediave nga e gjithë bota. Ndërsa nuk dihet çfarë do të bëjë Kate në natën e fundit të beqarisë, William është fotografuar nga paparacët e “The Sun” duke bërë xhiro në Londër me një motor Dukati 1100 kubik.
Na ndajnë vetëm pak orë nga dita e madhe dhe kryeqyteti britanik është i pushtuar nga ankthi, mes përgatitjeve floreale, turistëve dhe organizimit të rendit publik. Në fund të fundit, bëhet fjalë për martesën e shekullit që do të rikrijojë emocionin e një martese të afro katër dekadave më pare, atë të princit Charls e të paharrueshmes Lady Diana Spencer.
Delina Bitraku