E Shtunë, 31 Tetor 2026

SHBA: Ftesa e Iranit “dredhi e zgjuar”

Zëdhënësi i Departamentit amerikan të Shtetit, Filip Crowley, deklaroi se ftesa e Iranit për të vizituar objektet bërthamore ishte një “dredhi e zgjuar, por nuk është zëvendësim për përgjegjësitë e Iranit ndaj IAEA-s”.
“Kjo nuk do ta largojë vëmendjen e ndërkombëtarëve nga programi bërthamor i Iranit”, deklaroi Crowley.

Ai shtoi se programi Iranian për pasurimin e uraniumit dhunon rezolutat e Këshillit të Sigurimit.

Ndërsa, diplomatët evropianë të cilët ishin ftuar theksuan se ata e kishin të pamundur të pranonin ftesën të paktën deri pas përfundimit të raundit tjetër të bisedimeve, të parashikuara të mbahen në Stamboll.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›