E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjermani, hiqet shërbimi i detyruar ushtarak

Pas më tepër se 50 vjetësh Gjermania heq dorë prej shërbimit ushtarak të detyruar. Më 3 janar u thirrën për herë të fundit në ushtri  rreth 12.000 rekrutë.

Më 25 korrik 1956 hyri në fuqi ligji për shërbimin e detyruar ushtarak në RFGJ. Sipas tij të gjithë meshkujt që arrinin moshën 18 vjeç ishin të detyruar të shërbenin në ushtri. Personat që refuzonin të shërbenin në ushtri për shkaqe bindjesh individuale, detyroheshin të kryenin shërbim civil. Miliona gjermanë kanë bërë që prej asaj kohe betimin për t`i qëndruar besnik kushtetutës.

 "Ndonjëherë na pyesin se ç`kemi për të mbrojtur ne. Ato që mbrojmë janë liria, siguria vlerat tona materiale dhe para së gjithash paqja në botë" theksoi ish-ministri gjerman i Mbrojtjes Franz-Josef Strauss.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›