E Diel, 1 Nëntor 2026

SHBA Gjykata e Larte diskuton ligjin per martesen mes gjinive te njejta

Diskutimi i hapur ne Gjykatën e Lartë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për martesat e homoseksualeve ka mbledhur shumë njerëz pro dhe kundër këtij ligji  para ambienteve të gjykatës, të cilët duan të jenë pjesë e këtij vendimi të rëndësishëm. Gjykatësit dëgjuan argumentet dhe ngritën pyetje në rastin e parë të dy çështjeve që lidhen me martesën e homoseksualëve, që mund të zhvendosë kuadrin ligjor dhe atmosferën politike në SHBA. Sondazhet e fundit tregojnë mbështetje në rritje për martesat e homoseksualëve në vend. Për momentin, vetëm nëntë shtete dhe Distrikti i Kolumbias i njohin martesat mes personave të së njëjtës gjini. Por përkrahësit e martesës tradicionale ishin gjithashtu të shumtë para Gjykatës së Lartë dhe këmbëngulnin se martesa duhet të jetë vetëm midis një burri dhe një gruaje.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›