E Shtunë, 31 Tetor 2026

Maqedoni KSHZ nuk pranon ankesat e VMRO-DPMNE-se per Kercoven

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve ka vendosur të mos ketë rivotim për zgjedhjet për kryetar komune në Kërçovë, duke hedhur poshtë në këtë mënyrë ankesat e VMRO-DPMNE-së për procesin e votimit në këtë qytet. Kryetari i Komisionit Boris Kondarko tha se ankesat për votimet në Kërçovë janë parashtruar me vonesë.
Përfaqësuesi i VMRO DPMNE-së duke sqaruar kërkesën për përsëritje të votimeve tha se janë vërejtur shkelje në fshehtësinë e votimit, votim familjar, dhënia e fletave të votimit jashtë radhëve. Ai poashtu është ankuar se në një vendvotim nuk ka ndriçuar mjaftueshëm llamba ultravjollcë. Nënkryetari i KSHZ-së, Subhi Jakupi ka thënë se ankesat e VMRO DPMNE-së janë një tentim për manipulim.
Anëtarët e KSHZ nga PDSH dhe BDI votuan kundër ankesave, LSDM-ja abstenoi, ndërsa VMRO-DPMNE votoi pro ankesave. Maqedonasit si duket nuk po mund ta gëlltisin humbjen e Kërçovës, pasi mëngjesin e sotëm në këtë qytet janë vërejtur grafite me përmbajtje “Vdekje për shqiptarët”

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›