SHBA Golden Gate feston sot 75-vjetorin
Ura e famshme e San Franciskos, Golden Gate feston sot 75-vjetorin. Kur u hap më 27 maj 1937, ura u përshëndet si një mrekulli inxhinierike. Në atë kohë, ishte ura e varur më e gjatë në botë dhe ishte ndërtuar nëpër një ngushticë që shumë e cilësonin si të pabesë për çdo lloj ndërtimi të sigurt. Ura, e cila lidh qytetin me kontenë fqinje Marin, u konceptua nga inxhinier Joseph Strauss dhe mban firmën e arkitektëve Leon Moisseiff dhe Irving Morroë. U deshën 4 vjet për ta përfunduar me një kosto prej 35 milionë dollarë. Ura është aktualisht në një fazë restaurimi. E filluar në vitin 1997, projekti ka për qëllim ta bëjë atë më rezistente ndaj tërmeteve dhe erërave të forta.
E diela, dita e përvjetorit të 75-të të urës përfshin dhe një sërë festimesh , fishekzjarresh në një ceremoni të vecantë.
E diela, dita e përvjetorit të 75-të të urës përfshin dhe një sërë festimesh , fishekzjarresh në një ceremoni të vecantë.