E Shtunë, 31 Tetor 2026

Manipulime ne zgjedhjet presidenciale te Egjiptit

Kandidati i renditur i treti në zgjedhjet presidenciale në Egjipt kërkoi rinumërin të votave të raundit të parë, pasi sipas tij u regjistruan manipulime të “gjithë përhapura”.
Me rezultatin e arritur, kandidati i majtë, Hamdin Sabbahi mbetet jashtë balotazhit vendimtar që do të përballë për postin e kreut të shtetit kandidatin e Vëllazërisë Muslimane, Mohammed Mursi me ish-kryeministrin Ahmed Shafiq. Sipas rezultateve ende të pacertifikuara, Sabbahi kishte 700 mijë vota më pak nga i rendituri në vendin e dytë, në zgjedhjet ku votuan mbi 50 milionë egjiptianë.
Mursi dhe Shafiq kanë nisur betejën e tyre elektorale, duke shkëmbyer akuza dhe kundërakuza midis tyre. Ndërsa kandidati i Vëllazërisë e konsideroi rivalin e tij si “të rrezikshëm” për vendin për shkak të lidhjeve të tij të mëparshme me Mubarak, Shafiq nisi të luajë kartën më të fortë që ka në dorë, duke thënë se vendit i duhet një president i të gjithëve dhe jo vetëm për muslimanët.

Raundi i parë i votimeve u karakterizua nga një klimë e tensionuar politike, megjithatë nuk u shoqërua me incidente. Ish-presidenti amerikan, Jimmy Carter, i cili ishte në krye të vëzhguesve ndërkombëtarë, deklaroi se procesi ishte “inkurajues për demokracinë në vend”. Zgjedhjet u vlerësuan pozitivisht edhe nga organizma e shoqata të tjera vëzhguese të procesit. Raundi i balotazhit do të mbahet më 16 dhe 17 qershor.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›