E Shtunë, 31 Tetor 2026

SHBA, Hillary Clinton nderohet me Medaljen e Lirisë

Ish-sekretarja amerikane e shtetit, Hillary Clinton, nderohet me Medaljen e Lirisë.

Çmimi i është akorduar nga Qendra Kombëtare Kushtetuese në Filadelfia ndërsa ceremonia e ndarjes së çmimit do të zhvillohet në 10 shtator.

Kjo qendër ka shpallur mbrëmë vonë se ish-sekretarja amerikane e shtetit, ish-zonja e parë dhe ish-senatore, do ta marrë çmimin për karrierën e saj jetësore në shërbimin publik dhe për përpjekjet e saj për mbështetjen e grave dhe vajzave në gjithë botën.

Medalja e Lirisë (Liberty Medal), është krijuar në vitin 1988.

Qendra Kombëtare Kushtetuese këtë çmim e jep për çdo vit për personat që i kanë përparuar idealet e lirisë, demokracisë dhe barazisë.

Në mesin e fituesve të mëparshëm të këtij çmimi janë edhe ish-presidenti amerikan, Bill Clinton, ish-presidenti i Afrikës Jugore, Nelson Mandela, këngëtari dhe aktivisti për të drejtat e njeriut Bono, e të tjerë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›