SHBA/ I jepet lamtumira Michael Jackon

Mijëra fans, miq dhe të afërm të familjes së mbretit të muzikës Pop, po i japin lamtumirën e fundit, këngëtarit me famë botërore, idhullit të brezave të rinj e të vjetër, Michael Jackson. Familja e tij dhe miqtë e ngushtë po zhvillojnë një funeral privat në Los Anxheles, ndërkohë që jashtë janë mbledhur simpatizantë të shumtë për t'i dhënë lamtumirën e fundit. Këngëtarët Mariah Carey, Usher, Jennifer Hudson, veterantë e muzikës R&B, Smokey Robinson, Lionel Richie, Stevie Ëonder ndodhen mes të pranishmëve, ndërkohë që nuk mungojnë edhe yjet e sportit si Kobe Bryant për funeralin e Michael Jacksonit, i cili vdiq papritur më 25 qershor. Për këtë cermoni mortore policia ka marrë masa të mëdha sigurie dhe ka vendosur barriera betoni në disa zona, ndërsa ka lejuar që të marrin pjesë në këtë ceremoni vetëm personat apo fansat që kanë pasur në dorën e tyre biletat. Kështu pas dhënies së lamtumires mberti i popit Michael Jackson është shoqëruar për në banesën e fundit.