Vizat, Beogradi kundër rekomandimit të KE-së
Ndonëse zyrtarët e Beogradit janë të bindur se në regjimin e liberalizimit të vizave nuk do të përfshihen edhe qytetarët e Kosovës, megjithatë ata po presin 14 korrikun kur Komisioni Evropian zyrtarisht do të publikojë rekomandimin. "Jemi të sigurt 99 për qind se heqja e vizave nuk do të vlejë për personat me vendqëndrim në Kosovë. Të presim 14 korrikun, por janë të gjitha gjasat se kështu do të jetë dhe kjo ka të bëjë edhe me serbët, shqiptarët, romët", citohet të ketë thënë një zyrtar qeveritar për shtypin. Por, sipas tij, Beogradi do të luftojë me të gjitha "argumentet" që rekomandimi i Komisionit Evropian të mos miratohet nga Këshilli i Evropës dhe Parlamenti Evropian. Megjithatë nëse Beogradi zyrtar vjen në pozicionin "merre ose lëre", thotë ky zyrtar, do të jetë e pasigurt nëse kreu shtetëror serb për shkak të çështjes së pazgjidhur të statusit të Kosovës do të "sakrifikojë" lirinë e ofruar të udhëtimit për qytetarët e Serbisë.
Një nga liderët e serbë të Kosovës, Momçillo Trajkoviç, në lidhje me këtë çështje konsideron që "nëse qeveria në Beograd do të jetë pragmatike, do të na heqë qafet neve që jemi nga Kosova, që do të thotë se heqin dorë nga të gjitha strategjitë dhe planet për ruajtjen e Kosovës". Sipas Trajkoviqit, një lajm i tillë do të pritet keq nga serbët në Kosovë, por edhe nga shqiptarët sepse sipas tij, "të gjithë dëshirojnë të udhëtojnë lirisht". "Në këtë mënyrë BE kushtëzon Serbinë që në njëfarë dore të lëshojë pe në qëndrimin e saj për ruajtjen e Kosovës", thotë Trajkoviç.