E Shtunë, 31 Tetor 2026

SHBA-Indi, marrëveshje për shitje armësh

Shtetet e Bashkuara dhe India nënshkruan marrëveshje për shitje armësh dhe për ndërtimin e uzinave bërthamore me financimin amerikan. Sekretarja e Shtetit, Hillary Clinton, dhe ministri i Jashtëm i Indisë, S.M. Krishna, i njoftuan marrëveshjet gjatë një conference për shtyp dhënë në New Delhi. Një prej marrëveshjeve do të lejojë kompanitë amerikane që të ndërtojnë komplekse energjie bërthamore në dy pika në Indi. Ndërsa tjetra do të garantojë që teknologjia amerikane e armëve që i shitet Indisë të mos përhapet në vende të tjera. Marrëveshjet mund të shtojnë shitjen e armëve dhe avionëve ushtarakë amerikanë kundrejt Indisë.
Po të hënën, Klinton u takua me Kryeministrin e Indisë, Manmohan Singh në kryeqytetin e vendit. Marrëveshjet pasojnë nismën e administratës Bush në marrëdhëniet mes Uashingtonit dhe Indisë për shitjen e teknologjisë civile bërthamore Indisë për herë të parë në tri dekada. Si shkëmbim, India do të lejojë inspektorët amerikanë të hyjnë në disa nga objektet bërthamore civile të vendit.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›