E Shtunë, 31 Tetor 2026

Scheffer: Të bëhet më shumë për Afganistanin

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s Jap de Hop Scheffer ka shprehur keqardhje për shkak të mos pjesëmarrjes së të gjitha vendeve anëtare të NATO-s në misionin në Afganistan. Duke folur në një takim me ekspertë të politikës së jashtme Scheffer, tha se do të dëshironte që të gjitha shtetet e aleancës të kontribuojnë në masë të barabartë në operacionet në Afganistan. Zyrtarë të Shteteve të Bashkuara shpesh janë shprehur të zhgënjyer, pasi shumë vende anëtare të NATO-s të dislokuara në Afganistan në kuadër të Forcave Ndërkombëtare për Ndihmë dhe Sigurinë e Afganistanit, nuk marrin pjesë në misionet luftarake që planifikohen për këtë vend. Para fjalimit të tij Sekretari i përgjithshëm I aleancës së atlantikut të veriut, Scheffer, është takuar me kryeministrin britanik Gordon Braun, i cili gjithashtu theksoi nevojën e një angazhimi më të madh të vendeve tjera, në misionin e Afganistanit.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›