E Shtunë, 31 Tetor 2026

SHBA: Mbështesim integrimin e Maqedonisë

Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbështesin fuqishëm Maqedoninë në proceset integruese në NATO dhe në Bashkimin Europian, por një rëndësi të veçantë të ecurisë së tyre, ka zgjidhja sa më parë e çështjes së emrit, ka deklaruar ambasadori amerikan në Shkup, Philip Rucker, në një takim me kreun e BDI-së Ali Ahmeti. Rucker, siç bën të ditur kabineti i Ahmetit, ka biseduar edhe për ecurinë e implementimit të Marrëveshjes së Ohrit dhe obligimeve që dalin nga kjo marrëveshje.
Lideri i BDI-së Ahmeti siguroi ambasadorin Rucker se ai dhe partia që ai drejton, mbeten të përkushtuara në përmbushjen e detyrave që do të avancojnë vendin në drejtim të integrimeve.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›