E Shtunë, 31 Tetor 2026

SHBA-Irak premtojne marredhenie strategjike te fuqishme pas terheqjes amerikane

Kur kane mbetur me pak se tre jave nga largimi i trupave te fundit luftarake amerikane nga Iraku dhe afro nente vite pas nderhyrjes amerikane per te permbysur Sadam Huseinin Presidenti Barak Obama dhe kryeministri Maliki u ulen per te diskutuar te ardhmen e marredhenieve amerikano-irakiane. Ne rolin e kandidatit per president ne vitin 2008 zoti Obama premtoi nje perfundim te pergjegjeshem te luftes se filluar nga pararendesi i tij republikan George W. Bush dhe nje prej konflikteve me percarese ne historine e Shteteve te Bashkuara.

Zoti Obama tha se ai e ka permbushur ate premtim dhe permes nje konference shtypi me zotin Maliki theksoi se nderkohe qe irakianet tani jane pergjegjes per sigurine e vendit te tyre angazhimi amerikan ndaj stabilitetit dhe sigurise ne Irak nuk do te zvogelohet.

Kemi investuar jete dhe pasuri ne Irak dhe deshirojme te sigurohemi se edhe pasi te terheqim trupat e fundit nga ai vend te kuptohet me se miri si ne Irak edhe ketu ne Shtetet e Bashkuara qe angazhimi yne per suksesin e Irakut do te jete i forte.

Zoti Obama tha se Iraku perballet me sfida perfshi sulmet e vazhdueshme nga ata qe kerkojne te permbysin perparimet e Irakut por tha se ai ka besimin se Iraku mund te ja dale mbane.  Ai tha se ai dhe zoti Maliki riafirmuan vizionin e perbashket te nje partneriteti gjithperfshires afatgjate perfshi bashkepunimin ne siguri antiterrorizem zhvillimet ekonomike dhe forcimin e institucioneve irakiane. Duke folur permes nje perkthyesi zoti Maliki tha se terheqja amerikane simbolizon fazen e pare te suksesit te nje marredhenie te re.

Ne kemi patur sukses ne misionin e pare nje sukses shume unik askush nuk imagjinonte se ne do te kishim sukses ne mundjen e terrorizmit dhe al-Kaides. Po ashtu ne duhet te ndertojme hapat e duhur per te patur sukses ne fazen e dyte qe jane marredheniet e qendrueshme ne baze te Marreveshjes se Kornizes Strategjike.

Diskutimet amerikano-irakiane vazhdojne ne zbatimin e  Marreveshjes se Korrnizes Strategjike dhe per trajnimin amerikan te forcave irakiane. Te dy palet nuk munden te arrinin nje marreveshje mbi kete ceshtje gjate vitit te kaluar.

Zoti Obama theksoi se Shtetet e Bashkuara nuk do te kene asnje baze ne Irak. Ai tha se nje mision i gjere diplomatik do te ndihmoje ne ndertimin e lidhjeve efektive diplomatike civile dhe ushtarake.

Presidenti permendi trajnimin e perdorimit te avioneve luftarak F-16 te blere nga Iraku manovrat e perbashketa ushtarake dhe operacionet e perbashketa kunder terrorizmit. Shtepia e Bardhe konfirmoi se administrata e Presidentit Obama njoftoi Kongresin se ka ne plan ti shese Irakut edhe nje sasi tjeter aeroplanesh F-16.

Presidenti Obama shprehu nderim per me shume se 1 milion amerikane qe sherbyen ne Irak dhe 4500 qe humben jeten dhe mijera te plagosur si dhe per irakianet qe dhane jeten.

Ata jane shkaku qe ne jemi ketu sot dhe ua kemi borxh cdo njerit prej tyre ne kemi nje obligim moral ndaj te gjitheve qe te ndertojme nje te ardhme  te denje per sakrificen e tyre.

Dy udheheqesit shkuan ne Varrezat Kombetare te Arlingtonit ku sebashku vune nje kurore ne statujen e ushtarit te panjohur nje permendore qe nderon ushtaret e rene qe nuk u jane gjetur trupat.

Bisedimet e se henes ne Shtepine e Bardhe erdhen nderkohe qe zyrtaret amerikan dhe irakian shqetesohen se terheqja amerikane mund te coje tek dobesimi i sigurise dhe shtimi i dhunes.

Zoti Obama u pyet rreth komentit qe beri nderkohe qe kandidonte per president ku e pershkroi luften ne Irak si lufte te pamend. Ai tha se historia do te gjykoje vendimin per te nderhyre ne Irak duke shtuar se eshte teresisht e qarte se sakrificat e bera nga ushtaret dhe civilet amerikan e kane bere te mundshme nje Irak qe po vetqeveriset qe perfshin te gjitha forcat dhe ka potencial te madh.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›