E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zbulohen ne Itali paketa postare me plumba dhe eksplosive

Autoritetet italiane thane te henen se policia ne Rome zbuloi dy paketa te dyshimta qe u ishin derguar me poste ministrit italian te drejtesise dhe kryetarit te bashkise se Romes ne rastin e fundit te letrave kercenuese derguar ne mbare kontinentin evropian gjate diteve te fundit.

Autoritetet thane se paketat e zbuluara ne objektet postare kishin ne to fisheke. Ata thane se nje grup qe mban emrin e nje terroristi te vrare te Brigadave te Kuqe i kishte derguar paketat pothuajse identike per Ministren e Drejtesise Paola Severino dhe kryetarin e bashkise se Romes Gianni Alemanno. Brigadat e Kuqe kane qene nje grup terrorist i ekstremit te majte qe ndermoren sulme ne Itali ne vitet 70 dhe 80-te.

Nderkohe ne France policia tha se kishte gjetur nje pakete te postuar qe kishte ne te lende shperthyese dhe ishte likuiduar me sukses ne ambasaden greke ne Paris te henen.

Ministria e Jashteme e Greqise tha se paketa qe i ishte derguar ambasadorit u duk e dyshimte pasi nuk kishte detaje te dukshme te derguesit. Ministria tha se paketa duket se ishte derguar nga Italia.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›