E Hënë, 2 Nëntor 2026

SHBA: Izraeli dhe Hamasi afër marrëveshjes së armëpushimit

Shtëpia e Bardhë ka bërë të ditur se ka informacione se Izraeli dhe Hamasi po i afrohen marrëveshjes së armëpushimit dhe asaj të pengjeve0 në Gazë.

Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë John Kirby tha në një intervistë për Fox Neës se zyrtarët amerikanë besojnë se Izraeli dhe Hamasi po i afrohen arritjes së një marrëveshjeje armëpushimi në Gazë.

“Ne besojmë – dhe izraelitët e kanë thënë këtë – se po afrohemi, dhe ne e besojmë, por gjithashtu jemi të kujdesshëm në optimizmin tonë. Kemi qenë në këtë pozicion më parë ku nuk ishim në gjendje ta kalonim vijën e finishit”, u shpreh Kirby.

Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë nuk u përgjigj kur u pyet nëse kryeministri Benjamin Netanjahu po udhëton në Kajro për bisedime.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›