Sarkozi: Sulmi ndaj Iranit shkakton luftë dhe kaos

Presidenti i Francës, Nikollas Sarkozi, tha sot se sulmi ushtarak kundër Iranit, do të nxiste luftë dhe kaos në Lindjen e Mesme.
"Ndërhyrja ushtarake nuk do të zgjidhte problemin, por do të shkaktonte luftë dhe kaos në Lindjen e Mesme, dhe ndoshta, më gjërë. Duhet të bëhet çdo gjë që të evitohet ndërhyrja ushtarake, tha Sarkozi.
Këto komente ai i bëri sot në Paris, në fjalimin para diplomatëve.
Sipas tij, ndërhyrja ushtarake nuk e zgjidhë problemin e programit bërthamor të Iranit, për të cilin fuqitë perëndimore konsiderojnë se ka për qëllim prodhimin e armatimit atomik.