Piloti James Berisha kthehet ne Kosove

Piloti shqiptaro amerikan James Berisha u kthye sot ne Kosove pas pese muajsh qe kaloi i arrestuar nga autoritetet e Eritreas. Me te arritur ne aeroportin e Prishtines i shoqeruar nga zevendeskryeministri i Kosoves Behgjet Pacolli zoti Berisha tha se eshte mbajtur ne kushte shume te veshtira ne burg dhe kishte raste kur kishte humbur besimin se mund te lirohet ndonjehere.
Zevendeskryeministri Pacolli tha se negocimi me qeverine e Eritrese per lirimin e zotit Berisha ishte shume i veshtire.
Dje kongresisti amerikan Eliot Engel leshoi nje deklarate ne te cilen thuhet se ai kishte punuar ne prapa skene per lirimin e James Berishes per disa muaj ndersa kishte falenderuar te gjithe ata qe punuan per lirimin e tij.
James Berisha shtetas amerikan eshte nje pilot qe ka vizituar vende te ndryshme te botes ne kuader te misionit te tij Flying for Kosovo per ti bindur qeverite te njihnin Republiken e Kosoves. Pasi avioni i tij pati defekte teknike ne Sudan ai vazhdoi udhetimin per ne Eritrea me avion komercial por me pas u arrestua dhe u mbajt ne burg pak pasi arriti ne Eritrea ku kishte ne plan te takohej me autoritetet e vendit. Ai u mbajt pjesen me te madhe te kohes ne izolim dhe personeli i konsullates amerikane ne Eritrea kishte kontakte te kufizuara me te.