Lady Diana, më e dashur se Kate Midleton
Pavarësisht se po bëhen vite që ka humbur jetën, Lady Diana vazhdon që të jetë personazhi më i dashur nga familja mbrëtërore për britanikët. Kjo bëhet e ditur nga një sondazh Daily Express. Diana ka mundur që të lërë prapa edhe nusen e djalit të saj, Kate Midleton, e cila shihet dhe si zëvendësuesja e saj. Kate është renditur vetëm në vendin e shtatë. Më pak e dashur për britanikët është gruaja e Çarlsit, Camilla, e cila gjendet në vendin e fundit.