E Diel, 1 Nëntor 2026

SHBA, Karzai nderon ushtarët amerikanë të vrarë në Afganistan



Presidenti afgan Hamid Karzai nderoi të enjten në varrezat e Arlington National ushtarët amerikanë të vrarë në Afganistan. Lideri afgan gjatë këtij nderimi u shoqërua nga sekretari amerikan i mbrojtjes Robert Gates dhe nga komandantë të lartë ushtarakë të Shteteve të Bashkuara, duke përfshirë kryetarin e shtabit Admiralin Mike Mullen dhe Gjeneralin Stanley Mchrystal. Karzai i cili vizitoi ushtarët e plagosur amerikanë në fillim të kësaj jave, shprehu mirënjohjen dhe mbështetjen e SHBA-së në Afganistan, duke shprehur nderim për trupat amerikane të cilët luftuan kundër kryengritjes talebane.
Partneriteti i Karzait me Shtetet e Bashkuara dhe me aleatët e saj perëndimorë është përkeqësuar ndjeshëm gjatë vitit. Me një numër rekord të trupave të vrarë dhe miliarda dollarë amerikanë të derdhura në vendin e varfër, disa ligjvënës të SHBA-së pritet të ngurrojnë në mbështetjen e dhe mbrojtjen e qeverisë së Karzait.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›