Greqi/ Atentati, solidaritet për të burgosurit
Bomba me sahat që shpërtheu dje në mbrëmje afër burgut Koridallos, në Athinë sipas policisë është një atentat që shpreh mbështetje ndaj krerëve të organizatës së armatosur greke "beteja Revolucionare, EA, disa prej të cilëve ndodhen të burgosur në këtë burg të sigurisë së lartë.
Atentati ndodhi pas një telefonate që ishte bërë në të përditshme "Elefterotipia' dhe në televizionin "Alter". Shpërthimi shkaktoi dëme në shumë godinave që ndodheshin afër burgut si dhe plagosjen e lehtë të një gruaje. Ndërhyrja e policisë bëri që zona të evakuohej në kohë, para se të ndodhte shpërthimi, i cili është dëgjuar në të gjithë kryeqytetin dhe shkaktoi dëme të mëdha në godinat përreth.