E Diel, 1 Nëntor 2026

SHBA Keqardhje per vendimin e PS-se

Ambasada Te zhgenjyer nga deshtimi i votimit te ligjit mbi gjykaten administrative

Shtetet e Bashkuara te Amerikes shprehin keqardhjen qe nje projekt prej 16 milione dollaresh i destinuar per ngritjen e nje gjykate administrative ne vend eshte djegur. Nepermjet nje deklarate per median ambasada e SHBA-se ne Tirane thekson se ndihet e zhgenjyer qe partite politike ne vend nuk gjeten konsensus per te miratuar ne Parlament nje ligj me rendesi te vecante si ai i gjykates administrative mosmiratimi i te cilit dogji edhe fondin e SHBA-se per kete ceshtje. Ambasada e Shteteve te Bashkuara shpreh zhgenjimin e saj per deshtimin ne miratimin e ligjit mbi gjykatat administrative me 30 shtator 2010 nis deklarata per shtyp e ambasades. Ne kete kuader ne deklaraten e SHBA-se theksohet se deshtimi i konsensusit mes partive humbi shansin qe ndihma amerikane te vazhdonte per kete ceshtje. Deshtimi ne miratimin e ketij ligji ka cuar ne terheqjen e ndihmes se vazhduar te SHBA-se per perberesin e gjykatave administrative ne marreveshjen e Korporates Sfida e Mijevjecarit nje projekt afro 16 milione dollare theksohet ne deklarate per kete ceshtje. Por ndonese deklarata eshte e prere per sa i perket humbjes se ketyre fondeve perfaqesuesit e SHBA-se ne Shqiperi nuk harrojne te shprehin keqardhjen per kete qendrim. Ambasada e SHBA-se shpreh keqardhjen qe kjo mungese e legjislacionit te nevojshem per gjykatat administrative kerkon terheqjen e mbeshtetjes per nje nisme te identifikuar si e rendesishme nga te gjithe shqiptaret theksohet ne deklaraten e publikuar edhe ne faqen zyrtare te ambasades se SHBA-se ne Tirane. Nga ana tjeter ne deklarate SHBA-ja thekson se ndonese angazhimit te saj aktiv me te dyja partite kryesore ne vend opozita zgjodhi te mos e votonte kete draft. Ne kete kuader SHBA-ja pershendet mazhorancen per faktin se kerkoi me ngulm miratimin e kesaj nisme. Ambasada e SHBA-se u angazhua aktivisht me te dy partite dhe kerkoi mbeshtetjen e tyre per miratimin e ketij ligji. Ambasada e SHBA-se shpreh mirenjohjen e saj per masat e marra nga shumica parlamentare per te kerkuar miratimin. Eumlshte per te ardhur keq qe opozita zgjodhi te mos votonte projektligjin shpjegohet ne deklarate. Sipas ambasades te SHBA-se ligji per gjykatat administrative u ndertua per te ulur mundesite per korrupsion per te permiresuar transparencen ne sistemin gjyqesor per te perforcuar sundimin e ligjit dhe per te rritur besimin e qytetareve ne institucionet publike. Po keshtu sipas deklarates se ambasades se SHBA-se miratimi i ketij ligji do te ndihmonte ne perafrimin e metejshem te sistemit gjyqesor te Shqiperise me standardet e kerkuara per integrimin ne Bashkimin Europian. Por SHBA-ja thekson rendesine e madhe qe kishte kjo nisme edhe per biznesin ne vend. Ligji ishte identifikuar si nje kerkese e rendesishme per Shqiperine dhe ka pasur mbeshtetje te gjere nga partite politike dhe komuniteti i biznesit theksohet ne draft. Mosmiratimi i ketij drafti lidhet me faktin se Partia Socialiste kerkoi qe bashke me draftin e gjykates administrative te miratoheshin edhe kerkesat e saj per hetimin e zgjedhjeve te shkuara parlamentare. Mospranimi i kesaj kerkese te PS-se nga ana e PD-se solli edhe mosmiratimin e kesaj nisme.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›