E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ska status special Thaci Dialogu vetem teknik

Kryeministri i Kosovës, hashim Thaci hedh poshtë mundësinë e dhënies  së statusit special veriut apo idenë e ndarjes së Kosovës, në koment të disa ideve të debatuara së fundmi. Pas takimit me ndihmsekretarin amerikan të shtetit, Philip Reeker, kryeministri Thaçi   shprehu qëndrimin e qartë të institucioneve të Kosovës dhe theksoi se ide të tilla asnjëherë nuk i janë prezantuar zyrtarëve të shtetit.

“Nuk do të ketë ndarje as de facto as de juro, kjo është shume e qartë, theksoi se në asnjë rrethanë asnjë institucioni të Kosovës, asnjë zyrtari të Kosovës  diçka e tillë  nuk i`u është prezantuar si ide, si diçka zyrtare nga askush as privatisht, është spekulim mediatik, për të ndërruar temat  apo prioriteteve qeverisë së Kosovës për bërjen e rendit dhe ligjit në tërë territorin Kosovës”, tha Thaçi.

Thaçi tha se në të ardhmen do të vazhdohet me dialogun për cështje praktike në mes Kosovës dhe Serbisë.

“Çështja e dialogut shtetëror në mes Kosovës dhe Serbisë është çështje tjetër, ndërsa vënia e rendit dhe ligjit në veri të Kosovës është çështje tjetër. Ne kemi zhvilluar dialog me të gjitha vendet e rajonit për çështje  praktike, diçka e tillë ka ndodhur dhe do të ndodh edhe në të ardhmen me Serbinë. E gjitha duhet te jetë në interesin e shteteve përkatëse të Kosovës dhe Serbisë, por edhe të popujve tanë për një jetë më të mirë dhe zgjedhjet do të jenë të modelit evropian”, theksoi ai.

Kreu i ekzekutivit tha se ndërhyrja e qeverisë së Kosovës  në veri për të marrë nën kontroll pikat kufitare 1 dhe 31  ka qenë e drejt legjitime Kosovës për të shtrirë autoritetin në çdo pjesë.

Sala Mustafa

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›