E Diel, 1 Nëntor 2026

Pacolli Se shpejti dy njohje te reja

Zyra e zëvendëskryeministrit Behxhet Pacolli përmes një njoftimi për media ka theksuar se shumë shpejt priten edhe dy njohje nga Amerika Qendrore.

“Krahas aktiviteteve të ngjeshura lobuese në kontinentin e Afrikës, zëvendëskryeministri i parë i Qeverisë së Republikës së Kosovës, Behxhet Pacolli, i mbështetur nga zyra e tij dhe lobuesit profesional, po drejton një fushatë të fuqishme në Amerikën Qendore", thuhet në njoftimin, bërë publik nga Telegraf.

Kosova, ditët e fundit është njohur nga tre shtete afrikane, Benini, Nigeria dhe Guinea, duke e cuar në 80 numrin e vendeve që njohin pavarësinë.

Njohja nga Benini i është dorëzuar sot zv/kryeministrit të parë të Qeverisë së Kosovës, Behxhet Pacolli, nga Presidenti i Beninit, Yayi Boni, gjatë një takimit zyrtar.

Aktivitetet lobuese të zotit Pacolli do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›