E Shtunë, 31 Tetor 2026

SHBA Kirk dhe Engel bejne thirrje per qetesi publike ne Shqiperi

Senatori republikan Mark Kirk nga Illinois dhe kongresmeni demokrat Eliot Engel nga Nju Jorku bejne thirrje per qetesi publike ne Shqiperi.

Ata shprehin keqardhje per ngjarjet e tmershme te 21 janarit 2011 sic i karakterizojne ata dhe u dergojne ngushellime familjeve te viktimave.

Ne mbeshtesim fuqimisht Shqiperine dhe marredheniet amerikano-shqiptare dhe jemi teper te shqetesuar per vazhdimin e trazirave politike ne Shqiperi thone ligjvenesit amerikane ne deklaraten e tyre te leshuar dje.

Ata beje gjithashtu thirrje per hetime te pavarura dhe te besueshme per ngjarjet e 21 janarit duke theksuar se ato jane tejet kritike qe populli te besoje ne mundesine e zgjidhjes se krizes politike ne vend. Kirk dhe Engel thone se mbeshtesin fuqimisht institucionet kushtetuese ne Shqiperi te cilat do te kryejne hetimet.

Ligjvenesit amerikane shprehen se mirepresin ndihmen teknike qe u ka kerkuar Shteteve te Bashkuara Prokurorja e Pergjithshme. Shqiperia thone ata eshte nje vend demokratik qe duhet te ruaje perspektiven evropiane. Te gjitha institucionet demokratike duhet te jene te lira te kryejne punen e tyre.

Kirk dhe Engel theksojne me tej se retorika politike ne Shqiperi eshte teper e acaruar qe palet te gjejne rrugen per te dale nga ky batak. Ata i bejne thirrje te gjithe udheheqesve shqiptare te zbutin gjuhen me te cilen flasin dhe te ulin temperaturen politike ne menyre qe te fillojne nje dialog te efektshem per te gjetur rrugen e daljes nga kriza.

Aq shume sa ne mbeshesim te drejten e fjales se lire dhe tubimeve per popullin e Shqiperise ne besojme se qellimit te qetesimit te emocioneve dhe uljes se tensioneve do tu sherbente me mire pezullimi i manifestimeve masive dhe aktiviteteve politike deri sa te rivendoset qetesia perfundojne deklaraten e tyre Senatori republikan Mark Kirk nga Illinoi dhe Kongresisti demokrat Eliot Engel nga Nju Jorku.



Më shumë nga Politika

Të gjitha ›